Prej ditës së sotme kemi hyrë në sezonin e Binjakëve, shenjës më komunikuese, magjepsëse, origjinale, ekstroverte dhe aventuriere të horoskopit. Binjakët janë një shenjë që vijnë si një paketë: blini një dhe përfitoni një falas: gëzojnë personalitete të shumëfishta e kjo gjë ka pluset por edhe efektet e padëshirueshme ! Janë të furishëm, shpesh herë në ajër, por hakmarrës ndaj të gjithëve që u dalin përpara për t’i ndërprerë rrugën.

 

Ashtu si ajri që na rrethon, ashtu dhe mendja e një shenje që ka element ajrin, është gjithmonë në lëvizje. Jo vetëm Binjakët, por të gjithë njerëzit që kanë lindur nën shenja ajri (Ujori, Binjakët dhe Peshorja), kanë  tendencën për t’u humbur në mendime sa herë i duhet të përqendrohen. Planeti udhëheqës i Binjakëve është Mërkuri, planeti më i shpejtë që rrotullohet rreth dielli. Ky planet dikton stilin e  të të mësuarit dhe si BINJAKËT komunikojnë.

 

Përjetësisht “me dy mendje” për një temë, Binjakët janë në gjendje të shohin çdo anë të një situate. Mantra juaj me një fjalë: “Merre qetë ” .Binjakët na kujtojnë ta shohim botën me kuriozitet fëmijëror. Këta mendimtarë intelektualë kanë një etje të palodhur për njohuri dhe përvoja të reja. Me Binjakët në krahë, jeta juaj do të jetë një aventurë.