Personazhet  e showbizzit shqiptar janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën që ato bëjnë. Por ndryshe nga të tjerët ato që bëhen prindër për herë të parë dhe të gjithë të njohurit, në familjet e të  cilëve shtohet një anëtar i ri bëhet  më interesant dhe ndjekësve i’u pëlqen të shohin sesi është të krijosh një familje.

Ndonëse virtualisht por personazhet e njohur të showbizzit shqiptar ndajnë me fansat  e  tyre momentet më të bukura që kalojnë  me të vegjëlit e tyre, duke treguar herë pas  here edhe të rejat që mësojnë nga eksperienca e të qenit nënë ose baba.

Si edhe ata emra të njohur të ekranit shqiptar  që janë  në pritjen  e ëmbël.

Granit dhe Leonita Xhaka,  Ayana

Futbollisti i njohur me origjinë kosovare,  Granit Xhaka dhe  bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të parë në fillm të  muajit tetor, me vajzën  e  tyre, që e kanë  quajtur, Ayana.

Pak ditë pas lindjes  së vazjës, çifti ka treguar edhe kuptimin e emrit. Pra  sipas shpjegimit që ato kanë bërë, Ayana është një vazjë me sy të mëdhenj dhe e mrehtë në karakter, ky është kuptimi i emrit Ayana që rrjedhshmërisht është edhe një emër mysliman.

Gaz Paja dhe Ira Seferi, Dard 

Aktori i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi janë bërë prindër për herë të parë,  shumë  pak  kohë pas martesës së  tyre në qershor të këtij viti. Çifti tashmë janë prindër të një djali që ka  ardhur në jetë më datë 29 tetor, të cilin kanë vendosur ta quajnë Dard. Një emër i vjetër  ky që lë të  kuptohet se çifti i është referuar  kohëve të lashta, e pikërisht ky emër  përkon ose rrjedh me emrin e një fisi të lashtë, siç është ai  i Dardanëve.

Almeda Abazi dhe Tolgan, Efehan

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të parë në maj të këtij viti  me djalin e  tyre, Efehan.  Ndërsa për emrin e djalit që  bukuroshja shqiptare kishte vendosur t’ia vendoste që prej kohës kur zbuloi gjininë është  shprehur: Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço , Roman

Vajza e dytë e familjes së njohur Hoxha, Sara Hoxha është bërë  nënë për herë të dytë një muaj më parë. Sara dhe Ledioni, bashkëshorti i saj po gëzojnë tashmë ardhjen në jetë të djalit tyre të dytë, që kanë vendosur ta quajnë Roman. E jo  më kot është ky emër kaq i veçantë, pasi edhe djali i tyre i madh Londoni, mban emrin e një vendi.  Duke qenë  se si familje vajzat  Hoxha e kanë shprehur disa herë se Roma është një ndër vendet e tyre të preferuara, ashtusikurse Lori i vendosi Londonit emrin unik, edhe për djalin e dytë të Sarës kanë zgjedhur emrin Roman.

Ish-banorja e Big Brother, Najada Konomi

Edhe Noçja, ashtu sikurse e thërrasin ndryshe, është bërë nënë për herë të parë  muajin që lamë pas, por ajo nuk ka publikuar asnjë foto të foshnjës së saj së poersalindur, përveçse  barkut të  rrumbullakosur.

Madje lajmin e bukur që është  bërë nënë për herë të pare, e ka bërë të ditur përmes disa postimeve mjaftë qesharake në  llogarinë e saj  të Instagramit, e që atë ku kanë kaluar e mbi 10 ditë, Najada nuk ka publikuar  më asnjë foto.

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Arjana, prindër për herë të katërt 

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Arjana, janë  bërë prindër për herë të katërt me vajzën e tyre Ana. Tashmë familja e tyre është shtuar, duke u bërë tre motra e një vëlla. Ana është një gëzim tjetër që ka lumtuar familjen e këngëtarit të

Ndërkohë  më  poshtë ju tregojmë  edhe emra të tjerë të shoëbizzit shqiptar që janë në pritjen e ëmbël të të bërit prindër.

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani në pritje të një djali

Çifti më  simpatik i ekranit shqiptar, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi për shtatzëninë e moderatores është zbuluar së fundmi, ku përkon vetëm pak muaj pas ditës kur ato shpallën zyrtarisht lidhjen e tyre të dashurisë.

Ndërsa duhen edhe pak javë që Fatma të sjellë në jetë  fëmijën e saj të parë, në ditën e ditëlindjes zbuloi edhe lajmin e bukur, se fëmija që pret është një djalë.

Vilma Masha, një pritje të një vjaze

Moderatorja e njohur e sportit  është në pritjen e ëmbël,  ku do të bëhet edhe nënë për herë të parë. Teksa ka njoftuar se do të marrë kohën e saj për një shkëputje të detyruar nga puna  në ekran, moderatorja ka dhënë edhe lajmin e bukur se fëmija që pret është një vazjë. Dhe këtë lajm e tregoi në një  mënyrë mjaftë  të lezetshme,duke publikuar foton e një palë paliçetave ngjyrë rozë.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, prindër për herë të dytë.

Miriami dhe Albani janë prindër të një vajze, Amelisë, ndërsa së shpejti presin të bëhen prindër për herë të dytë.  Këngëtarja e njohur ka  publikuar vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur, ndërsa kanë zbuluar edhe për publikun gjininë e fëmijës, duke  treguar se familjes së tyre do t’i shtohet një djalë, dhe Ameli do të ketë  një  vëlla.

Dosja.al