Një video e shpërndarë në rrjetet sociale pak ditë më parë në Itali se, në disa nga spitalet e Milanos, ku po kurohen pacientë me virusin e koronavirusit, po merret edhe vitamina C bëri që shumë qytetarë të dynden drejt farmacive për ta blerë atë. Një femomen ky që po ndodh edhe në Shqipëri. Jo vetëm vitamina C, por me shpejtësinë e erës janë shpërndarë edhe video të tjera të fundit se në këtë situatë të pazakontë ndihmon edhe ngrenia e qepës sa më shumë, apo pirja dhe
shpërlarja e gojës me ujë të ngrohtë. Videot e fundit të shpërndara nga njerëz jo kompetentë nuk janë marrë në konsideratë nga mjekët infeksionistë.

loading...

Por ajo që ka vënë në lëvizje vëmendjen e tyre është pikërisht marrja pa kriter e vitaminës C. Aq sa drejtorë të reparteve të sëmundjeve të infektivit në Milano të dalin dhe të shpjegojnë një
herë e mirë për mediat italiane se asgjë nuk është e vërtetë. Madje, marrja e vitaminës C (sic ndodh rëndom edhe në Shqipëri) pa recetë mjeku në mënyrë të pakontrolluar, sipas mjekeve
infeksionistë, mund të cojë në dëmtim të shëndetit.

Mjeku virolog i Universitetit Shtetëror në Milano, Fabrizio Pregliasco nënvizon për mediat italiane se prej vitesh dihet që vitamina C ka funksion anti-oksidues dhe mund të ndihmojë, “por sigurisht që nuk mund të kurojë apo të parandalojë koronavirusin”.

 

loading...