Portugezi arriti të bënte 142 abdominale në 45 sekonda dhe sfidoi të tjerët që të provonin ta thyenin rekordin e tij. Të shumta kanë qenë përgjigjet nga njerëz të ndryshëm, sidomos nga bota e sportit.

Ronaldo e ka pasur të vështirë të mposhtet nga të tjerët, por këtë herë duhet të pajtohet me vendin e dytë, në sfidën që ai vetë publikoi. Është atletja afrikano-jugore, Kaster Semenia, që ka thyer rekordin e CR7.

960

Kampionia e garës në 800 metra i sfidoi të gjithë, teksa arriti të bënte 176 abdominale në 45 sekonda, duke lënë pas saj të gjithë dhe duke treguar se kjo është si një lojë e lehtë për të.