Kryeminstri Edi Rama, gjatë mbrëmjes së sotme shoqëroi një familje të prekur nga tërmeti në banesën e tyre të rë. Gjatë pritjes së familjes, Rama dhe Veliaj kanë shkëmbyer dhe batuta me banorët e palllatit, të cilët i kanë pyetur se si kaluan me tërmetin.

Por gjatë bisedës një vajzë e vogël i është afruar kreut të qeverisë dhe ky i fundit nuk ngurroi ta marrte në krah. Rama e pyet nëse e njihte se kush ishte dhe ajo e ngatërron me kryebashkiakun Erion Veliaj.

BISEDA ME VAJZËN E VOGËL

Rama: Më njef ti mua, kush jam unë?

Vajza: Ti je Lali Eri

Rama: Unë jam Lali Eri?

Veliaj: Si i ngatërrove ti mi zemra këto gjëra

Rama: Nëse unë jam lali Eri ky kush ësht ky, apo ky është plaku i vitit të ri? 

Biseda në minutën: 06:50

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë – Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen🙏Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja😢🙂Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me: • 1 milionë lekē të reja në dorë• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat😢• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj😢• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve😢• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe😢Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut🙏https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on E Diele, 1 Dhjetor 2019