Që prej datës 26 nëntor ku tërmeti tragjik u ka marrë jetën 50 personave dhe ka lënë të plagosur mbi 650 të tjerë, e gjithë Shqipëria është përfshirë shumë në  këtë gjendje ndonëse u prek më shumë  Durrësi dhe Thumana.

Por përvrç forcave të emergjencës, zjarrfikësve dhe mjekëve në këto ditë të vështira kanë qëndruar  në krye të  detyrësë edhe  gazetarët  për të raportuar  atë çka ndodh.

Ndryshe nga shumë gazetarë  të tjerë, rasti i gazetares Klodjana Haxhiaj duket vlerësuar pasi ajo ka dalë sërish  të  bëjë detyrën e saj edhe  pse banesa ku ajo jetonte është rrënuar duke bërë  të pabanueshme.

Vetëm tre muaj më parë ajo ka sjellë në jetë edhe një  vazjë, me të cilën sëbashku kanë kaluar këto momente fatkeqësie.

Haxhiaj ka treguar me rastin e saj se misioni i gazetarëve shqiptarë por jo vetëm është i tillë, të sakrifikosh edhe në ditët më të vështira, për të  raportuar të vërtetën.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të  shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.