Mbërmbjen e djeshme, në orën 23: 43 ra një tërmet në Detin Mesdhe,  me magnitudë 5.8 të shkallës rihter. Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në  Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në Shqipëri, lëkundjet sizmike janë ndjerë në Gjirokastër dhe Vlorë. Sipas EMSC ky tërmet klasifikohet si tërmet i shkallës 3.

Më 9 maj, një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës rihter goditi Greqinë.  Tërmeti shkundi ishullin perëndimor të Zakynthos, por nuk shkaktoi dëme.  Thellësia e tërmetit  ishte 2 kilometër. Ndërsa, më 26 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga disa tërmete të njëpasnjëshme, ku humbën jetën 51 viktima dhe mijëra të tjerë u lënduan. Po kështu, u dëmtuan me mijëra ndërtesa.