Kohët e fundit është aluduar shumë lidhur me marrëdhënien mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj. Së fundmi, ata janë pikasur duke frekuentuar të njëjtat vende.

Ndërsa në një intervistë Jonida tha se Romeon e kishte shumë xhan dhe se tani kishin zgjedhur që të “luanin” me historinë e tyre, por ende pa sqaruar nëse ishin rikthyer bashkë apo jo. Së fundmi, këngëtarja ka shpërndarë në ‘Instastory’ një baladë, me vargje që duket sikur donte t’ja drejtonte dikujt.

“Nëse ti më largon, e nëse ti më harron, të paktën mos më kujto, si një idiot që të ka dashur fort,”-thuhet në vargjet e këngët.

Kujt t’ja ketë dedikuar vallë këngën Jonida? Ta ketë një dedikim për aktorin?