Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është pezulluar nga detyra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Daci akuzohet për falsifikim dokumentesh. Hetimi ka nisur disa muaj më parë, përfshirë këtu disa institucione që kanë marrë përsipër akuzat. Ai akuzohet se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka patur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri. Ky është një nga vendimet më të forta të SPAK që prej nisjes punë disa muaj më parë.

Kush është Luan Daci?

Gjyqtari Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.Dokumenti u publikua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u dogj më 28 shkurt 2019 në vetting nga Luan Daci. Por, gjyqtari Luan Daci, në deklarimin që ka bërë më 18 nëntor 2016 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka thënë se është vetëlarguar nga sistemi më 1997. Por SPAK, ka arritur të provojë se Daci ka mashtruar institucionet shqiptare.