Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish një video-mesazh për të gjithë qytetarët duke i kërkuar që të respektojnë nesër oraret e lëvizjes dhe të gjitha këshillat e shpërndara nga OBSH për të parandaluar infektimin me covid-19.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se orari për momentin do të mbetej i njëjtë dhe se po shihej mundësia e një sistemi kontrolli në mënyrë elektronike për qytetarët. Megjithatë kreu i qeverisë u shpreh se 8 orë lëvizje ishin mjaftueshëm për të mbyllur të gjitha nevojat.

Numri një i mazhorancës nuk u kursye sot as ndaj komenteve negative që kishte lexuar në videot që ai kishte publikuar teksa Operacioni Humanitar u dërgonte ndihma familjave në nevojë.

“Kjo është një luftë kur fiton kush rri më shumë në krevat. Mos na turpëroni në jetë të jetëve për mustaqet e Çelos. Mos ta bëjmë njëri-tjetrin viktimë. Atë që armiku do të na e bëjë mos ta bëjmë mal turpi. Ne do të fitojmë me çdo kush këtë luftë,“-tha Rama.

Policia e shtetit më informon se nuk ka pasur asnjë këmbë njeriu në rrugë. mirënjohje ata që ndihmuan të tjerët në nevojë. mirënjohje ju që po rrini brenda dhe po ndihmoni në luftë. deri dje kemi ndihmuar 14 mijë familje. do të vazhdojmë pa pushim përditë të trokasim në dyer e pensionistëve të vetmuar, në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti që s’kanë as derë se jetojnë ende në çadra. do bëjmë gjithçka mos t’i mungojë ushqimi bazë, medikamentet e nevojshme dhe çdo ndihmë urgjencë. Disa prej jush që zakoni i keq i mllefit politik nuk iu ndalen as në këtë kohë kolere, dhe nuk rrinë dot pa e treguar veten nuk ndalen duke shkruar komente të ulëta të turpshme, për ata që janë rrugëve dhe nuk rrinë në shtëpi, shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për shoë, por çfarë shoë more iu martë e mira? Çfarë shoë? E keni mësuar gabim dhe e përdorni për të përqeshin. Flasin për vjedhje dhe selektivizim ndihmash, po ku e patë more iu martë e mira? Me dylbitë e syve që nuk duhan të shohin. Flasin për popullin që vdes për bukë, kur vetë luanin me iPhone. Ja ku më keni mua më shani sa të doni por respektojini ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi. Ata nuk kanë asnjë borxh të lexojnë komente të këqija. Po bëjmë gjithçka dimë dhe gjithçka mundemi. Po bëjmë të pamundurën. S’duam as lëvdata dhe as mirënjohje. Kjo është detyra jonë. Por duhet solidaritet, respekt dhe mirënjoheje. Nesër në 05:00 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 1 të drekës do keni 8 orë për të bërë pazar. Keq kur ishin dy orare, keq me një orar më të zgjatur, mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, as për komoditetin e njerëzve por janë të imponuara nga nevojat e përballimit të një luftë. Kjo na kërcënon të marrë me mijëra njerëz me vete. Dhe nuk e kuptojnë çfarë lidhje kanë oraret me rrugët e mbushura plot, dhe tregjet plot, por të ecim të mbarojmë punë të mbajmë radhë rresht, të durojmë të presim derisa të mbarojmë punë. Disa thonë të mbyllemi dy javë pa dalë fare mos të dalë asnjëri, po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar? Pastaj pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigoroz në këtë luftë, dhe si mund të mos na mjaftojnë 8 orë për të blerë bukën e të bërë pazare? Nuk duam të zgjohemi herët dhe duam të turremi të gjithë në orën 10:00 nëpër dyqane, tregje e rrugë. Dje postova një video dhe njerëzit u hodhën përpjetë ata që i njihni të gjithë dhe s’dua fare të merrem. U kërkova ndjesë për pasaktësinë por jo për mesazhin e atyre pamjeve. Më flasin se rashë pre e qytetarit dixhital që ishte i pafajshëm. Nesër e tutje forcat e rendit nuk do të tolerojnë askënd dhe xhirot në rrugë janë të paligjshme. Po mundohemi për një sistem kontrolli në mënyrë elektronike që ta bëjmë të racionalizuar. Duhet të adaptohemi me orarin e ri që të marrim masa të reja dhe të adaptohemi me ndryshimet e vazhdueshme. Askush të mos mbesë pa e kuptuar. Mos të ankohemi dreqi e mori. Nuk na qëlloi të luftojmë me pushkë a me shpatë kundër armiqëve shumë herë më të mirë të armatosur. Kjo është një luftë kur fiton kush rri më shumë në krevat. Mos na turpëroni në jetë të jetëve për mustaqet e Çelos. Mos ta bëjmë njëri-tjetrin viktimë. Atë që armiku do të na e bëjë mos ta bëjmë mal turpi. Ne do të fitojmë me çdo kush këtë luftë.