Të dish të fitosh një argument është një aftësi që jo të gjithë mund ta zotërojnë. Por vetëm disa nga shenja e horoskopit dinë ta bëjnë.
Shenjat e ajrit dinë të fitojnë argumente për shkak të natyrës së tyre logjike. Por ato nuk janë shenjat e vetme që dinë si ti bëjnë ballë debateve. Më poshtë ju tregojmë shenjat e horoskopit që fitojnë debatet çdo herë.

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje janë eksplozivë, impulsivë dhe jashtëzakonisht konkurrues, cilësi që nuk i fshehin as në mes të një debati. Gjatë debatit ata mbajnë mend çdo fjalë që u thua dhe përdorin kundra teje, sidomos nëse u qëndron argumenteve të tua.

Nëse diskutimi bëhet për një çështje apo detyrë të caktuar që duhet përmbushur, bëni mirë të mbani vendin tuaj, sepse gjërat do të shkojnë shumë keq. Vendi i dytë nuk është diçka e pranueshme për këtë shenjë.

Binjakët

Ata pëlqejnë të flasin me njerëzit, thithin shumë informacion, dhe për shkak të kësaj kanë tendencë të dinë gjithçka për të gjithë. Nëse po përpiqeni të fitoni një argument kundër Binjakëve, paçi fat. Njerëzit e kësaj shenje janë të vështirë për të debatuar sepse ata dinë aq shumë dhe mund të luajnë me fjalë.

Luani

Luani nuk pranon që t’i lëndohet krenaria, kështu që përdor argumente praktike dhe të shpejta për t’iu përgjigjur çdo lloj diskutimi. Luanët përpiqen më shumë të mbrojnë veten se sa të sulmojnë, megjithatë do të bëjnë gjithçka për ta thënë ata fjalën e fundit. E përballon një diskutim duke u munduar të respektojë pikëpamjet tuaja, por edhe duke mbrojtur veten edhe njerëzit e tij të dashur.

Peshorja

Peshorja karakterizohet për balancën. Edhe pse ata njihen që janë pak të pavendosur, gjithçka që ata vërtet dëshirojnë është drejtësia. Shenja e peshores ka tendencë të fitojë argumente çdo herë pasi ata janë mjeshtër në negocime.

Nuk humbasin temperamentin e tyre dhe dinë si ta mbajnë ekuilibrin. Ata pëlqejnë të luajnë avokatin e djallit dhe dinë të bëjnë njerëzit për vete duke përdorur fjalët e tyre. Edhe pse duken të qetë dhe racionalë, është e vështirë të mos bësh dakord me ta.

Akrepi

Akrepët kanë një energji shumë të fortë emocionale në personalitetin e tyre dhe kjo mund të bëjë që të fyhen lehtë. Mënyra e tyre intensive e të shprehurit është e admirueshme, por njëkohësisht i bën akrepët të mbrohen në mënyrë të shpejtë dhe distruktive, duke ia bërë palës tjetër të vështirë të ketë sukses.

Akrepët janë në gjendje të superojnë çdo lloj debati kur gjejnë pikën e dobët të të tjerëve dhe shpesh preferojnë të ulërasin, sidomos nëse opinioni i tyre nuk dëgjohet në mënyrën që duan ata.

Ujori

Një tjetër shenjë e zgjuar e ajrit që përdor logjikën. Njerëzit e kësaj shenje do t’ju lejojnë të besoni se keni fituar debatin, por në realitet, ata nuk ju dëgjuan kurrë. Nëse do të shqetësoheshin të dëgjonin, ata do të pyesin vetëm pse jeni kaq i kufizuar në mënyrën si mendoni./News31.al