Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari gjatë emisionit të saj, ku të ftuar kishte Dj Vicky-n, teksa flisnin për familjen dhe fëmijët, ka treguar edhe një detaj të vogël familjar, duke nxjerr në pah ‘sakrificat’ që bëjnë prindërit për fëmijët e tyre.

Në të njëjtën situatë si DJ Vicky, edhe Xhaviti, bashkëshorti i Rudina Magjistarit ka ditëlindjen 1 ditë para ditëlindjes të së bijës.

“Edhe bashkëshorti im gjendet në të njëjtën situatë. Ata në fakt e kanë me një ditë diferencë, por festa bëhet për vajzën, kurse për bashkëshortin mbetet vetëm torta. Është një sakrificë kjo që e bëjnë me qejf baballarët,”- është shprehur Rudina Magjistari gjatë bisedës në studio.

Moderatorja ka postuar shpesh video dhe foto të bashkëshortit me vajzën, teksa kanë pushuar në bregdetet shqiptare, dhe Xhaviti duket një baba i përkushtuar.

Dosja.al)