Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ndalohen pagesat e qerave për bizneseve të vogla dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në Facebook, sqaron se për çdo rast presioni nga qiradhënësi, biznesni i vogël dhe familjarët të raportojnë në faqen online të Drejtorisë së Tatimeve.  Ndërsa, për të gjithë ata punonin në të zezë, kreu i qeverisë thekson se mund të përfitojnë nga kjo masë vetën duke denoncuar punëdhënësin.

Njoftimi:

  ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!

 QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

 

 PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet

Pak më herët,  kryeministri Edi Rama njoftoi se e ka rifilluar puna në disa kantierë të vendit, kryesisht në zonat rurale. Ai nënvizoi se ekonomika e luftës do të  vihet në lëvizje me hapa shumë të matur, me qëllimin që të garantohen edhe sa më shumë vende pune.

Dosja.al