Ditën e sotme po qarkullon me shpejtësi lajmi se një nga programet më të ndjekura të humorit, emri i të cilit është lidhur ngushtë për 17 vite me Top Channel, nuk do të transmetohet më në këtë televizion.

“Juda.al”, portali i Julian Dedës, aktori i spektaklit konkurrent “Klanifornia”, shkruan se aktorët e “Portokallisë” janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, që thuhet se mund të mbajë emrin ‘Mandarina’.

Burime të “Xing.al” e konfirmuan këtë lajm. Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha është parë dje në studiot e Abc News. Të njëjtat burime thanë se kontrata është firmosur dhe se kjo do të ishte një nga lëvizjet më të bùjshme mediatike të kohëve të fundit. Nuk ka ende një reagim zyrtar as nga ana e Altin Bashës, i cili duket të jetë dhe iniciatori i kësaj lëvizjeje të bùjshme mediatike.