Këngëtarja Olta Boka do të bëhet nënë! Burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivi, dhe këngëtarja e njohur shqiptare Olta Boka janë në pritje të ëmbël.

Deri më tani këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim që të ‘ngacmojë’ dhe të lërë që të kuptohet se shumë shpejt do të bëhet nënë, ndërsa burimet tregojnë se barku i rrumbullakosur i Oltës tashmë është mëse i dukshëm, aq sa nuk mundet t’i shpëtojë më syrit të njerëzve.

Olta e pranoi fejesën me djalin e ish-deputetit thuajse një vit më parë, duke u shprehur se janë prej vitesh një lidhje të konsoliduar. Olta zbuloi gjithashtu se dashuria e tyre ka nisur në bankat e shkollës, pasi Ivi është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja.