Loading...

Ditën e sotme në emisionin “Historia ime” në TvKlan u trajtua historinë e një gruaje 60-vjeçare, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj.

Ollga Belloshaj i është bërë nënë mbesës së saj pasi e ëma biologjike e ka braktisur në shinat e trenit.

Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8-vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me të. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë nje vajzë. Mosmarrvëshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte. Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më.  Sipas Ollgës, e ëma e vogëlushes e braktisi fëmijën e saj në shinat e trenit, u martua me një tjetër person dhe u largua drejt Greqisë.

Ollga tregoi se problemi i vetëm është se nuk mund ta regjistrojë vajzën, si pjesë të trungut të saj familjar sepse i mungon firma e nuses gjë që e kërkoi tashmë nëpërmjet emisionit./News31.al

Loading...