Këngëtarja Nora Istrefi sot feston ditëlindjen e saj, dhe ish-bashkëshorti Robert Berisha ka zgjedhur ta urojë në profilin e tij. Në një video ku shfaqet me vajzën, Renee, Berisha realizon një pjesë në piano, ku i këndon këngën “Happy birthday”.

Me vajzën në prehër, Robert Berisha ka luajtur pjesën muzikore, ndërsa i ka dhuruar një puthje nga larg ish-gruas së tij.

loading...

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë. Ishte këngëtari Berisha ai që nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale ka rrëfyer se me Nora Istrefin do të mbeten miq të mirë, por martesa e tyre ka marrë fund. Robert Berisha publikisht deklaroi: Nora të kam borxh jetën… Që prej asaj kohe është aluduar për rikthime të mundshme të çiftit, por të dy kanë treguar qartazi, që ata thjesht ruajnë një miqësi dhe komunikim të mirë, për hir të vajzës së tyre Renee.

 

loading...