Loading...

Analist/Prof. Kristo Muzaka

Në mesin e Dhjetorit 2019 në aeroplanmbajtësen e vetme Ruse, Admiralit Kuznetsov ra një zjarr i madh i cili shkaktoi dëme të mëdha dhe rrezikoi jetët e ekuipazhit. Ky nuk është i vetmi rast i aksidenteve në luftë-anijet ruse pasi kujtojmë shpërthimin më të hershëm rus të raketës lundruese të shtyrë me energji bërthamore Burevestnik (e ashtuquajtur “Skyfall”) një bazë ushtarake në veriperëndim të Rusisë. Faktet vënë në pah historikun e dobët të Rusisë në kryerjen e testimeve të sigurta ushtarake dhe aktivitete kërkimore.
Aksidenti Kuznetsov është zjarri i dytë më vdekjeprurës për marinën Ruse për vitin 2019. Në korrik të 2019s, një zjarr në bordin e nëndetëses Ruse të thellësive të mëdha (“Losharik”), e cila është përdorur për kërkime të pa përcaktuara (me shumë gjasa fokusuar në aktivitete të errëta spiunazhi), vrau 14 anëtarë të ekuipazhit. Marinarët e nëndetëses vdiqën si pasojë e thithjes së tymit të shkaktuar nga shpërthimi brenda në nëndetëse, e cila po kryente kërkime në ujerat territoriale Ruse. Autoritetet ruse e klasifikuan si sekret shtetëror shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, dhe më pas nderuan të vdekurit.
Te tria aksidentet ushtarake lidhen me përpjekjet e mëparshme ruse të viteve 2013-2015, aktivitete që siç thuhet janë bërë për të siguruar përkohësisht të drejtat e ankorimit të anijeve ushtarake ruse në portet e Bar dhe Kotorrit në Malin e Zi. Përpjekjet e mëparshme Ruse për të instaluar një bazë të sajën detare në rajon, u hartuan me qëllim që ti lejonin Rusisë që të projektonte fuqinë dhe që të mbështeste operacionet e saja ushtarake. Ashtu si dhe e demonstrojnë tri rastet e aksidenteve ushtarake, Rusia ka një historik të dobët sigurie përsa i përket testimeve dhe kërkimeve ushtarake, të cilat po zhvillohen në mënyrë të vrullshme me qëllim përpjekjen për ti treguar qytetarëve të saj dhe botës se ajo është një superfuqi. Natyra e fshehtë e testimeve ushtarake ruse, kanë shkaktuar vdekje të shumta dhe kanë rrezikuar shumë viktima të pafajshme, ashtu si në rastin e incidentit “Skyfall”.
Ky është një kërcënim në rritje ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, ashtu si dhe u tregua nga ushtrimet ushtarake Ruso-Serbe të tetorit 2019, të quajtura ushtrimet “Mburoja Sllave” (Sllavic Sheild), nga ku Rusia zbarkoi raketat S-400, radarët radioaktiv-emetues, dhe me gjasa edhe armatime të tjera të pa sigurta për herë të parë në territorin e Evropës juglindore.
-Historiku Rus i testimet të pasigurta të pajisjeve ushtarake dhe punës kërkimore të lidhur me to, vijnë si rezultat i një dëshire të madhe për ti treguar qytetarëve të saj dhe botës se ajo është një superfuqi. Kjo dëshirë mposht sigurinë e nevojitur për të mbrojtur personelin e saj ushtarak dhe civil.
-Rusia beson se mund të arrijë objektivat e politikës së sajë të jashtme nëpërmjet aktiviteteve malinje, ashtu si dhe mund të shihet në ushtrinë e sajë, dhe e bënë këtë me aq shkujdesje dhe pa marrë parasysh dëmet që mund të shkaktojnë aktivitetet e saj.
-Rusia po mundohet me çdo kusht e duke përdorur çdo rrugë të mundshme që të fus ushtrinë e saj në rajonin e Ballkanit, duke përbërë një kërcënim sigurie ndaj njerëzve dhe ambientit në rajon.
A është vendi ynë i kërcënuar nga këto manovra ushtarake?

Loading...