Është publikuar sot lista e bizneseve që do të lejohen të punojnë normalisht brenda fashës orare 05:00-17:30 apo me turne. Në listën e atyre që do të hapen janë sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës. Gjithashtu do të lejohen dyqanet e bizhuterive, të shitjes së makinave, dyqanet e veshjeve e të luleve. Pas një muaji do të hapen edhe hotelet dhe strukturat të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampinge dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

 Punëdhënësit e këtyre bizneseve duhet që të respektojnë protokollin e sigurisë rregullave të përcaktuara për punonjësit në të kundërt do të gjobiten sipas masave të Kodit Penal që u miratua në Kuvend.