Ka vendosur të quhet Minus me një emër artistik të vecantë por ai quhet Andi Hoxha,e kam fjalën për rreperin më të ri në tregun muzikorë.Minus pak kohë më parë solli në treg dhe bashkëpunimin e parë “Ma bella“ me këngëtaren e mirënjohur Blerina Matraku ,klipi u prit mjaftë mirë nga publiku.Në një intervistë për Albplus Minus na shpjegon pse vendosi të quhet me këtë emër arti.Gjitashtu Minus tregon se si erdhi bashkëpunimi i këngës“Ma bella“. Minus flet dhe se si  i përjetoi ditët e karantinimit nga koranavirus.

Kënga dhe klipi juaj më i ri“Ma bella“ erdhi një bashkëpunim me këngëtaren Blerina Matraku ?

Projekti i këngës  “Ma bella”nisi që në verë të vitit të kaluar gjatë pushimeve të mia në Shqipëri. Takova menaxherët e Full Moon Production Eli G dhe Klaudia Shehu, dhe ju shpreha ëndrrën time të realizoja një këngë dhe klip me një këngëtare femër. Deri në ato momente kisha realizuar këngë vetëm dhe bashkëpunime me artist të tjerë por më artiste femër nuk më kishte ardhur kjo mundësi. Eli G me foli për Blerina Matrakun dhe me tregoi kënget e saj në Youtube. Më peëlqeu shumë zëri origjinal dhe i embeël i saj dhe vendosa ta realizojmë bashkëpunimin. Për me të për kënga“Ma bella”  flet për një histori dashurie kështu që duhej dhe prezenca e një femre që mesazhi i kësaj kënge të transmetohej më së miri.Më pas me Blerinën u vendosëm në kontakt në Instagram. Kur erdha në Shqipëri në shkurt të këtij viti, vetëm një ëeekend, për të realizuar këngën dhe klipin, aty u takuam për herë të parë dhe me Blerinën.

Pse i vendosët titullin“Ma bella”  ?

Sepse kënga flet për një histori dashurie e bazuar në jetën reale. Kjo histori i përket të shkuarës por të gjtihë në jetën e tyre e kanë ose e kanë pasur një « Ma bella » ose sic themi shqip një « bukuroshja ime »

Bëhet fjalë për një  person që ka qën në zemrën e dikujt në të shkuarën, që ndodhet akoma në zemrën e tij në  të tashmen ose mbase do të jetë përgjithmonë në zemrën e tij.

Besoj se të gjithë personat e gjejnë veten te ky titull. Kënga flet për shumë aspekte të dashurisë sic janë pasioni, lumturia, zhgënjimi, malli, egoizmi, nostalgjia etj, që besoj të gjithë njerzit i kanë përjetuar të paktën një herë në jetë, por në fund të fundit gjithmonë dashuria triumfon dhe bella gjithmonë ngelet « Ma bella » pra « bukuroshja ime ».

Si eëhtë pritur “Ma bella”nga publiku ?

Ma Bella është pritur me të  vërtet shumë mirë nga publiku. Jam shumë i kënaqur sepse më kanë ardhur vetëm komente pozitive. Përvec kësaj shumë persona më kanë nisur video duke degjuar këngën Ma bella apo duke kërcyer me këngën Ma bella në sfond. Është një kënaqësi e madhe kur shikon që publiku ndihet mirë. Përvec këngës është pritur shumë mirë edhe klipi që është realizuar në mënyrë shumë profesionale nga Fullmoon Production. Kënga kombinohet shumë bukur me Blerinën, dhe në klip ka pamje të ndryshme kështu që publiku nuk mërzitet duke e vizionuar në Youtubë.Madje dhe jam surprizuar sepse më kanë ardhur shumë fansa të huaj që e pëlqejnë shumë këngën ma Bella. Me siguri ngaqë kënga ka dhe ritme orientale dhe dëgjohet shumë dhe jashtë Shqipërisë.

Pse quhesh Minus një emër shumë i vecantë Arti ?

Në jetë të gjithë kalojmë vështirësi dhe ka momente që shkojmë « minus », por pastaj e gjejmë forcën të rikthehemi më të fuqishëm nga këto vështirësi. Minus është paksa ironike për t’ju pergjigjur vështirsive apo zhgënjimeve që nëse rrëzohem nuk rrezohem për tu lënduar por për tu rikthyer më i fort.

Përvec muzikës me çfarë merret Minus ?

Përveç punës që bëj në Paris kam dhe aktivitete të ndryshme. Më pëlqen të shkoj në klube latine dhe të kërcej Salsa dhe Bachata. Dhe sporti më ka pëlqyer shumë. Kam praktikuar futboll, Capoeira që është një art marcial braziljan, Boks, MMA, kurse aktualisht merrem me Palestër dhe Footing në natyrë. Shpesh herë shkoj dhe nepër stadiume për të parë ndeshje Futbollin Voleyball ose IceHockey.Kohën e lirë më pëlqen të udhëtoj brenda ose jashtë vendit ku jetoj.  Kam vizituar shumë qytete dhe vende të bukura por ka akoma shumë për të zbuluar.Jam njeri i shoqërisë por ka momente që më pëlqen shumë të jem i vetëm në kontakt të natyrës dhe shkoj në disa parqe apo pyje të bukura. Besoj që ka efekte shumë të mira për shëndetin, plus që kuptojmë rëndësinë e natyrës dhe respektin që duhet të kemi ndaj saj.

Unë di që ti jeton në Francë aty do të vazhdojë karriera jote apo do kthehesh në Shqipëri ?

Unë jetoj në Francë që prej 10 vitesh. Por Shqipërinë e kam gjithmonë në zemër dhe jetës nuk i dihet se çfarë rezervon.

Kam publikun tim që më ndjek në të dyja vendet madje me këngën « Ma Bella » kam disa ndjekës nga vende të tjera dhe nuk e prisja këtë gjë. Avantazhi i muzikës është që muzika udhëton dhe në vende ëe tjera të largëta. Por duke qënë se unë jam shqiptar ndjej shumë kënaqsi që më mbështesin njerzit e vendit tim, kështu që do më pëlqente të bëja karrierë edhe në Francë ku jetoj por edhe në Shqipëri.

Cilat janë projektet e tua në të ardhmen ?

Kam 3 projekte kryesore që shpresoj të realizohen. Një bashkëpunim me artistin Krazy që jeton në Angli, një këngë solo dhe një bashkëpunim i dytë me Blerina Matrakun.

Cfarë të ka munguar nga jeta normale gjatë kohës së karantinës ?

Më mungon shumë të kthehem ne qytetin ku kam jetuar më përpara, Tours. Kam një ritual që gjatë javës qëndroj në Paris me shumë për punën, dhe në ëeekend shkoj në Tours. Atje gjej paqen shpirtërore, takoj miqt e mi dhe shkojmë çdo mëngjës në një « boulangerie patisserie », aty marrim një kafe me qumësht dhe një « pain au chocolat » (bukë me çokollatë).

A është i friksuar Minus ?

Për veten jo. Jam pak i friksuar për familjen që kam në Shqipëri, sidomos për Prindërit që janë pak të thyer në moshë dhe e dim tashmë të gjithë që Koronavirusi është më i rrezikshëm për moshat e thyera. Por gjithmonë kontaktoj me ata dhe sigurohem që janë mirë.

Kurse unë kam pak frikë nga Merimangat dhe gjarpërinjtë. Një herë kur isha i vogël isha duke shkuar diku dhe kisha 2 rrugë, një rrugë të gjatë dhe një rrugë të shkurtër. Unë mora rrugën e shkurtër. Por nuk pata fat sepse  në mes të rrugës së shkurtër më doli një gjarpër që e kishte bllokuar rrugën e ngushtë dhe nuk lëvizte. Më duket ishte instaluar aty për të fjetur apo pushuar dhe unë nuk guxova ta kaloj, kështu që u ktheva mbrapsh dhe mora rrugën e gjatë haha.

Besoj që ishte një mësim nga jeta që ndonjë herë duhet të lodhemi më shumë dhe të marrim rrugën e gjatë sesa të marrim rrugën e shkurtër që mund të jetë më e rrezikshme.

Një mesazh për të gjithë në këtë kohë anormale për shkak të koronavirusit ?

Kemi një nga ato shancet e pakta në jetë që të shpëtojmë jetë njerëzish duke qëndruar në Shtëpi. Kështu që mesazhi im është të qëndrojmë në shtëpi, ta perdorim këtë shancë sepse nga sjellja jonë varen shumë jetë të tjera. Është një periudh ku kemi nevojë për solidaritetin e njëri-tjetrit dhe që qëndrojmë të fortë. Disa personave po ju ikin durimi dhe është e kuptueshme sepse liria është thelbesore për qënien njerëzore. Por me durim fitohet gjithcka. Dëgjoni këngën « Ma bella » për të udhëtuar pak në botën e dashurisë, çdo gjë do shkojë mirë.

Intervistoi Era Cela