Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Në një foto në Instagram, Genta ka publikuar një foto ku shihet barku i saj i rrumbullakosur.

Veshur me një fustan saten me rripa, Genta shkruan se jeta është e mirë, ndërkohë që në sy bie barku i rrumbullakosur i këngëtares.

“Jeta është e mirë,”– shkruan këngëtarja krah fotos, me anë të të cilës ka preferuar të sjellë lajmin e ëmbël për publikun.

Genta Ismajli është prej kohësh në një lidhje me biznesmenin e njohur turk, Hysen Usta. E tashmë, dyshja mesa duket kanë vendosur ta zgjerojnë familjen e tyre.