Gazetari Alfred Lela, që uli pantallonat mbrëmë në “Real Story”, për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së ushtruar nga Policia është parë sot në orët e mëngjesit në hotel “Rogner” me dy të huaj që flisnin anglisht.

Panorama.al ka siguruar foto të takimit. I kontaktuar nga gazeta Lela thotë se të huajt janë zyrtarë të Ambasadës Amerikane të cilët i ka informuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij. Ai nuk ka preferuar të japë detaje, por thotë se u ka dorëzuar amerikanëve një dosje me të dhëna dhe i ka informuar mbi hapat që do të hedhë sa i takon çështjes në fjalë.

Nuk pres reagim prej Ambasadës dhe nuk është ky qëllimi i takimit’, ka shtuar ai, ‘por kam ndjekur një procedurë si nënshtetas amerikan në rrezik’.

“Një incident të tillë i cili më vë përballë dhunës së pushtetit dhe kërcënimeve apo shantazheve të mbështetësve të qeverisë jam i detyruar ta depozitoj pranë autoriteteve të vendit tim të dytë”.