Këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk e kishte menduar që do të kishte një kopje identike të vetes, dhe për më tepër që do të ishte një vajzë shqiptare.

Xhensila Myrtezaj ka ndarë në profilin e saj në rrjete sociale, një video në TikTok realizuar nga një vajzë me emrin Donika Shabani, e cila është një sozi e këngëtares me plot kuptimin e fjalës.

Ndërsa mbi video shkruhen pikëpyetjet se çfarë e lidh me Xhensila Myrtezajn këtë vajzë identike, këngëtarja shkruan ndërsa e shpërndan në profilin e saj: “Dhe më e mirë se unë”.

Me flokë në të njëjtin stil si Xhensila dhe tiparet me një ngjashmëri ‘të frikshme’, Donika Shabani është si ‘motra binjake’ e këngëtares.

Shumë personazhe të njohur në botën e shoëbizz-it shqiptar, janë ‘përballur’ me kopjen identike të tyre nëpër botë, por Xhensila Myrtezaj, jo vetëm që paska një sozi, po e gjeti atë brenda trojeve shqiptare.