Teksa kanë kaluar 8 ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që u mori jetën 51 njerëzve dhe la të plagosur mbi 900 të tjerë, emra të njohur të ekranit shqiptar por jo vetëm, po ndihmojnë të gjithë banorët e lënduar e të prekur nga tërmeti.

Ndërkohë që lajmi për tërmetin tragjik preku të gjithë  shqiptarët anëmbanë, lajmi mori dhenë duke bërë që  shumë  shtete të huaja të  solidarizoheshin me këtë ngjarje.

Së fundmi ish-futbollisti i njohur, njëkohësisht  dhe ish kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, është këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për realizimin e një misioni mjaft të veçantë.

Atje Cana edhe pse shkoi për planet e tij në SHBA, tashmë është angazhuar në mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

loading...

“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe amur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden. Kemi mbledhur më duket diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden.”– është shprehur Cana për ‘Zërin e Amerikës’.

loading...