Zv.ministrja e Shëndetësisë,  Mira Rakacolli ka bërë publike të dhënat e infektivimit nga COVID-19 në Shqipëri. MSH bën me dije se në total në rang vendi, nga COVID-19 janë 70 raste, 6 prej të cilave të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, (për të cilin Dosja.al, raportoi qysh në mëngjes), dhe 5 të tjera në Tiranë. Përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 35 persona, dhe nga 6 rastet pozitive, 5 janë në kryeqytet, ku 2 janë raste kontakti me pacientë të prekur më herët nga COVID-19, dhe tri janë raste të reja. Rasti i Patosit, e zgjeron hartën e të prekurve nga koronavirusi. Tirana kryeson e para listën me 50 të infektuar, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Lushnja, Rrogozhina e Kavaja. Ndërkohë që një lajm i mirë në këtë situatë është fakti se nga 35 të shtruar në spitalin Infektiv, vetëm 3 janë në terapi intesive, por asnjërit nuk i është dashur aparati respirator.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri. Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

Tiranë  50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë

loading...

Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.  3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...