Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Përveçse ka folur mos shembjen e kësaj godine, Ermonela ka folur edhe për për dhunën e ushtruar nga forcat e rendit ndaj mbështetësve të kësaj kauze.

Në reagimin e saj sopranoja ka folur për situatën në vend që çoi në vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke reflektuar mbi debatin 2-vjeçar të teatrit që ka zgjatur për 2 vjet.

“Kur njerezit nuk arrijnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe vendosin te luftojnë njëri-tjetrin, e vërteta eshte viktima e parë.”– shkruan Jaho.

Së bashku me postimin ajo publikuar edhe dy fotografi, nga shembja e Teatrit dhe protesta e dhunshme e një dite më parë në Tiranë.

Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin. Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.