Pëllumb Pipero ka thënë sot se kurba e infektimeve është e shteshtë dhe kjo për faktin se masat kanë qenë shumë të forta. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Pipero tha se virusi ngelet njësoj agresiv tek njerëzit, por bie transmetueshmëria me rritjen e temperaturave.

Ai ka marrë dhe një surprizë të veçantë, pasi një vazjë e vogël nëpërmjet moderatores Eni Vasili i kishte dërguar dhe një letër e i kërkonte të dinte se kur do mbarojë kjo situatë. Mjeku i njohur ka bërë apel për durim për të gjithë vogëlushët, duke u emocionuar edhe për mbesën e tij në Itali, dhe shtoi se ka mbetur edhe pak.

Më falni për emocionet se edhe unë kam një mbesë të vogël në Itali. Fundi i prillit do na zërë me pak raste ose me asnjë rast. Edhe maji mund të ketë ndonjë rast, por i them Kejsit të durojë edhe pak se edhe pak ka mbetur. Vendi do quhet i çliruar një muaj pas rastit të fundit, sipas orientimit të OBSH. Ne do jemi shumë më shpejt se sa kaq, kjo pandemi do të paktën 4 muaj nga momenti i fillimit që të mbarojë”, U shpreh Pipero duke iu përgjigjur letrës së vajzës së vogël.

Më tej ai bëri dhe një sqarim për mbajtjen e dorezave, ku tha se nuk është e domosdoshme dhe është më mirë që duart të lahen sa më shpesh. “E kam thënë e do ta them që me doreza apo pa doreza ne njëlloj e çojmë virusin në gojë në sy apo në hundë. Nëse ti prek një objekt që është i ndodhur nga spërklat e pështymës, mund ta nëse nuk i lajmë duart me gjithë dorezat, nuk përfitohet asnjë gjë, ndaj për mua s’ka arsye që dorezat të përdoren, me rëndësi të lahen duart sa më shpesh e të dezinfektohen me alkool. Nuk ndryshon asgjë nëse i përdor”, u shpreh ndër të tjera Pipero.