Nga Prof.Kristo Muzaka

Rreziku nga koronavirusi i ka vendosur shumë shtete përballë sfidave të mëdha ku nga njëra anë e drejta e shtetasve për të lëvizur të lirshëm po kufizohet nga e drejta madhore e mbijetesës. E ndërsa shtete si Italia, Spanja, Francia dhe vende të tjera po hartojnë plane se si ti bëjnë ballë gjendjes së emergjencës e krijuar papritur nga virusi i panjohur, disa shtete, të paprekura “pak” apo që nuk japin informazione të vërteta për gjendjen reale, kanë filluar të hedhin ide famëkeqe se nga erdhi, ku u krijua, kush e përhapi etj. Sot më shumë se kurrë njërëzimi ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për kurajo, mirëkuptim dhe nëse nuk solidarizohesh të paktën mos përhap panik, frikë e të nxitësh një luftë që mund të shkaktojë më shumë viktima nga stresi e pasiguria. BE është, qëndron dhe do të jetë e bashkuar për arsye se vlerat që ndajnë shumë shtete janë vlerat demokratike, vlerat e mirënjohjes, vlerat e respektimit e të drejtave të njeriut, e normave ligjore ndërkombëtare. Në itali portale pranë qendrave ekstermiste, grupimeve ekstremiste të majta e të djathta, si të orkestruara nga larg filluan të sulmojnë BE-n dhe vendet anëtare sikur të ishin çakej që i vërsuleshin presë së plagosur. Sikur gjithë këto energji ti harxhonin në sensibilizimin e popullsisë që të respektojnë ligjet, normat e lëvizjeve të situatës së emergjencës, të qëndrojnë të mbyllur për disa ditë e të shijojmë lirinë e të drejtat tona universal. Tani nuk është koha për kritika, për teori konspirative, për aludime e nxitje frikërash të errëta sikur të ishte purgatori i Dantes. Njerëzimi thërret dhe cilido vend që ka mundësi të japë një dorë duhet ta japë nëse e proklamon veten si vend i zhvilluar, me fuqi botërore si Rusia e të mos merremi me fjalë boshe, premtime pa vlerë ku realiteti dhe deklarat nuk kanë përputhje faktike e as logjike. Vendet totalitare si Risia por edhe Kina harxhojnë miliona euro për propagandë e përhapje paniku. A nuk do të ishte më mirë për të gjithë që ato para ti investonim për vepra të mira për njërëzimin? Rusia nuk i ka ofruar ndihmë asnjë vendi madje as Serbisë ku dhe presidenti Alexander Vucic nuk e përmendi gjatë konferencës për shtyp. Kina i ka ofruar ndihmë Italisë dhe disa vendeve të tjera por, si i thonë asaj shprehjes të vret natën e të qan ditën. Koronavisuri e pati origjinën në Kinë, ku shpërthyen vatrat e para të përhapjes masive dhe autoritetet kineze nuk njoftuan asnjë shtet për rrezikun apo për përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Asnjë masë parandaluese apo keshilluese në fillim të epidemisë nuk u krye nga autoritetet Kineze të cilët Italinë apo dhe vende të tjera mike duhet ti kishin sinjalizuar për rrezikun që do i kanosej. Në Europë coronavirusi erdhi nga shtetas kinez dhe nga persona udhëtarë që kishin qenë në Wuhan. Ndërsa tani thuhet se Kina do ndihmojë Serbinë, Italinë me maska e makineri oksigjenimi për ti bërë ballë gjendjes. Siç thoshin romakët e vjetër më mirë të parandalosh se sa të kurosh dhe kjo shprehje vlen sot me shumë se kurrë. Një vepër e mirë në vecanti në raste krize do të ishte propaganda më e mire për respektimin e masave parandaluese sesa sulme ndaj vendeve të BE-s që edhe pse sot në emergjencë, liritë e të drejtat themelore të njeriut respektohen, zbatohen dhe jeta shijohet.

loading...

 

loading...