Stresi dhe Kejsi të ndarë prej disa muajsh, duket se akoma i lidh diçka e fortë që i mban bashkë edhe pas ndarjes.

Ata të dy kanë publikuar herë pas here mesazhe të koduara kundrejt njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet që asgjë nuk ka mbaruar.

Së fundmi teksa mami i Stresit ka festuar ditëlindjen, Kejsi nuk ka harruar ish-vjehrrën e saj për ditëlindje me fjalët më të ëmbla.

Krahas fotos që ajo ka publikuar me mamin e Stresit, Kejsi ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth.

Është parë prej kohësh që ish-partnerja e Stresit ka një harmoni të madhe me nënën e tij, respekt dhe mbi të gjitha e vlerëson shumë.

Dosja.al