Agnesa Vuthaj ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’ javën që shkoi, ku nuk la vend për dyshime lidhur me një romancë të mundshme. Nisur nga kjo, modeles i është drejtuar një pyetje disi e sikletshme mbi zgjedhjen mes meshkujve VIP.

E ftuar në ‘Mirage’, Agnesa është vënë përballë Lorik Canës e Robert Berishës. “Me kë nga të dy do ta kaloje një natë?”, ka qenë pyetja së cilës Vuthaj nuk iu përgjigj si e prisnim. “Me asnjërin”, ka thënë ajo, “Njëri është i martuar, tjetri i sapo ndarë. Unë shkoj vetëm me ata që janë ‘single’”.

As Loriku, as Roberti nuk ia kanë dalë të jenë pjesë e përzgjedhjes së Agnesës. Modelja vështirë se ‘devijon’ nga kushtet e vendosura për veten. /News31.al