Aktori dhe Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai në një lidhje direkte me emisionin “Rreze Dielli” ka zbuluar se do të bëhet baba i një tjetër vajze, duke zbuluar kështu gjininë e fëmijës së dytë.

Ai ka theksuar se nuk është pjesë e atyre njerëzve që duan me domosdo një djalë, dhe madje ndjehet i bekuar që janë në pritje të një vajze të dytë.

“Megjithë pritshmëritë tona dhe fjalëve të para që Ajri do të bëhet me vëlla, por jo! Do të bëhet me një motër. Jam njeriu më i lumtur në botë që do të bëhem me një vajzë, e them me sinqeritetin më të madh. Më duket gjithmonë injorancë e madhe kjo djale, djale djalë. Por duke qenë se e kam një vajzë, jam njeriu më i bekuar që do të bëhem edhe me një tjetër vajzë”,- është shprehur kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai.

Isai e bëri me dijë lajmin se do bëhej baba për herë të dytë në “E diela shqiptare”. Ai është baba i një vajze me emrin Ajër, dhe u shpreh se ende nuk kanë vendosur për emrin e vajzës së dytë dhe janë në diskutime.