”Hapësira e një ëndrre” mendohej të ishte një koncert ‘i thjeshtë’ dhënë në Prishtinë nga artisti Alban Skënderaj, por ja që mëngjesin e 20 qershorit ishte kryefjala e të gjitha portaleve. Arsyeja: Para një publiku me më shumë se 3000 persona të pranishëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin e gëzueshëm se do të bëheshin prindër për herë të dytë.

Nga ajo kohë e deri më sot mamaja e re në pritje të ëmbël, është treguar e kujdesshme me daljet publike, duke treguar pak gjëra nga gjendja e saj e tanishme. Ndonëse deri tani kemi parë nurin që i ka dhënë djali, sot, këngëtarja na tregoi dhomën e bebushit. Ndryshe nga ngjyra blu klasike për dhomat e djemve, dhoma e bebushit të Miriamit është në ngjyra bezhë dhe e bardhë, dhe patjetër që s’mund të mungonte një qiell me yje.