Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga përditshmëria  e saj.

Në një postim në Facebook, gjithashtu Kryemadhi i bën thirrje qeverisë për ndihma sociale ndaj të pamundurve, si dhe masa ekonomike konkrete.

Postimi i plotë:

loading...

Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.
Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.
Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.

 

loading...