Shqipëria po vazhdon të jetë e mbyllur duke mos lëshuar asnjë pe për shkak të frikës së koronavirusit. Ndërkohë që në shumë shtete ka nisur lehtësimi i masave, kjo nuk po vjen ende në vendin tonë. Shqipëria vazhdon të praktikojë shtetërrethimin total, për të qenë e sigurtë në uljen e kësaj pandemie.

Faktikisht Ballkani ka qenë vendi më pak i prekur, me shifrat që nuk janë alarmante dhe spitalet që nuk e kanë tejkaluar masën e tyre për të bërë kaosin në sistemin shëndetsor. Megjithatë futbollisti Jahmir Hyka që luan në Izrael me Ness Ziona ka një kërkesë të vecantë.

“O Edo meqë na ke izolu, bëje si burrat. Mbylle edhe Tik-Tokun”, ishte komenti i Hykës për një nga programet më të përdorura në këto kohë të karantinës.