“Kënga Magjike” u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, një produk ky i Flori Mumajesit. Por në vlerësimin e pikëve, ka pasur edhe hatërmbetje mes këngëtarëve.

Këtë herë ka qenë Ardit Çuni, ai i cili ka shprehur publikisht zemërimin e  tij ndaj Eneda Tarifës. Këngëtari i cili është mik prej kohësh i Enedës, ka deklaruar se është lënduar shumë që këngëtarja nuk e ka vlerësuar me asnjë pikë në festival, ndërkohë që ai e votoi me pikët maksimale. I ftuar në “Thumb on”, Arditi zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës duke i thënë se ndoshta ka qenë Flori Mumajesi , ai që ka vendosur për pikët e saj.

“Unë dhe Eneda jemi miq prej kohësh, jo të ngushtë por miq prej kohësh. Të dhemb më tepër kur e ke afër. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja. Madje mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë. Të gjithë miqtë më shkruajnë që si ka mundësi që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë, e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua”, tregoi Arditi

Ndërsa mesazhi që i kishte kthyer Eneda ishte: “Meqe ke vendosur ta bësh publike, bëje,  në të kundërt mesazhin do ia çoj Florit”.“I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit”, tregoi Arditi.  Më tej këngëtari ka deklaruar se ky ishte viti i fubndit që ishte në “Kënga Magjike”.