Kohë më parë në Tiranë dhe në korridoret e Kuvendit qarkullonte një thashethem se deputeti Kujtim Gjuzi qëndronte deri në orët e vona në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit dhe herë-herë flinte aty.

Sot vetë deputeti nga foltorja e Kuvendit ka pranuar se qëndron shumë në zyrën e tij dhe tha se punonte deri në orët e vona. Më tej ai shtoi dhe tha se ka raste që kalon dhe natën  aty, duke konfirmuar në këtë mënyrë thashethemin se ai fle në Kuvend.

loading...

“Ne punojmë deri në orët e vona, po deshet dhe natë për natë jemi aty tek zyrat tona në Kryesinë e Kuvendit”, u shpreh deputeti konservator.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

 

loading...