Shumë biznese e individë të ndryshëm kanë dhuruar ndihma për të prekurit nga pasojat e tërmetit. Një kontribut i madh ka ardhur së fundmi nga Lazim Destani, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit.

Filantropi ka nisur drejt Shqipërisë 12 ton ndihma dhe lajmin e ka bërë të ditur Fatma Haxhialiu. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Fatma ka sjellë në vëmendje kontributin e biznesmenit shqiptar me origjinë nga Tetova.

loading...

Pas Kosovës, të tjerë shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve po ndihmojnë mesa munden të prekurit nga tërmeti, në një kohë të vështirë si këto 24 orët e fundit.

loading...