Loading...

Në mungesë të automjeteve, shqiptarët janë kthyer pas në kohë dhe kanë nxjerrë kuajt nga ferma. Kjo gjë është treguar edhe në dy video të publikuara nga faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Njëra është filmuar në Kukës, ku shihet se si qytetari shëtit lirshëm mbi kalë, duke iu përmbajtur kështu edhe urdhëravë të lëshuara nga qeveria.  Ndërsa videoja tjetër, e publikuar nga faqja “JOQ” në Instagram, tregon një qytetar nga Shkodra. Me muzikën e serialit të famshëm “Ertugrul” në sfond”, shkodrani vjen si një pushtues i kohërave moderne rreth qytetit.

Situata e vështirë dhe masat e shtrënguara i ka bërë shqiptarët që të kthehen shumë vite pas, por këtë gjë sicc duket e kanë shijuar.

 

 

Loading...