Mesazhi i saj SOS bëri që ajo të gjendej pas tre ditësh e humbur mes shkurreve në Australi. Mesazhi SOS u vu re nga dikush që po kontrollonte kamerat e sigurisë. Deborah Pilgrim nga Adelaide ishte parë për herë të fundit në një mal 50 milje larg Adelaides ku kishte dalë për kamping me mikeshat e saj. Pasi u gjet, Deborah tha për mediat australiane se kishte dalë për një shëtitje, por më pas kishte humbur rrugën dhe nuk kishte mundur të kthehet më.

Pavarësisht helikopterëve, droneve, grupeve speciale të kërkimit dhe vullnetarëve të cilët i’u bashkuan kërkimeve, zyrtarët i trembeshin faktit se nuk do të mund ta gjenin Pilgram mes shkurreve të shumta dhe gjarpërinjve helmues. ABC.net shkruan se sipas policisë australiane jugore, ajo u gjend vetëm pasi e gjeti veten në një vend të hapur pranë një shtëpie verore dhe pasi shkruajti mesazhin “SOS”. Mesazhi i saj u vu re nga pronari i tokës që ndodhej 45 milje larg, i cili kontrolloi menjëherë kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij dhe më pas kontakojë policinë.

loading...

 

Ishim paksa euforik kur e gjetëm se ku ndodhej. Ishim të frikësuar për sigurinë e saj, pasi ajo është një zonë e ashpër dhe ka shkurre të shumta ku mund t’i humbasësh gjurmët shumë lehtë”, tha mbikëqyrësi James Blandford në një konferencë përshtyp të mërkurën, duke përshkruar momentin kur panë mesazhin “SOS”. Ai tha se ekipet e shpëtimit nxituan për të shkuar pranë shtëpisë dhe aty gjetën Deborah. Gjithashtu tha se Pilgrim ishte paksa e dehidratuar por pavarësisht të gjithave ishte në gjendje të mirë shendetësore.

( Dosja.al)

loading...