Loading...

Një studim statistikor, i kryer kohët e fundit në Angli, tregon se nënat shtëpiake, që kujdesen për fëmijët e tyre dhe për të tërë shtëpinë, përjetojnë nivele më të larta të stresit, se mamatë që punojnë një punë 8 orarëshe.

Rezultati statistikor ka dalë nga mbledhja e të dhënave të  1500 nënave nga e gjithë Anglia, të cilat ose kryejnë punë të ndryshme, ose janë shtëpiake.

Rezultatet statiskore ishin këto:

31% ranë dakord që të qëndrosh në shtëpi me fëmijët është më stresuese sesa të shkosh në punë.

40% ranë dakord që pasi kishin lindur fëmijën e tyre të parë, ata nuk gjykojnë më prindërit e tjerë të rinj, që ankohen gjatë gjithë kohës.

55% besuan që të kesh një fëmijë është punë e vështirë edhe kërkon një sistem të fortë mbështetës.

25% votuan që të kesh një fëmijë është e lehtë.

45 përqind e grave thanë se nuk do të kishin përballuar jetën shtëpiake dhe rritjen e fëmijëve pa këshillat e nënës së tyre.

39% e prindërve thanë se janë lodhur vazhdimisht.

71% e nënave besonin se mediat sociale e bënin prindërimin më konkurrues, me të gjithë që përpiqeshin të rreshtoheshin me dikë tjetër.

27% mendojnë se janë nën presion për të qenë prindër të përsosur.

22% shqetësohen për zakonet e ngrënies së të porsalindurve të tyre.

9% shqetësohen për modelet e gjumit të fëmijëve të tyre.

Burimi:Theheartysoul

 

Loading...