Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Petrit Lazes, biznesmenit që mbeti i plagosur pasi dy persona tentuan t’i grabisnin banesën të dielën e kaluar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Laze ka treguar se ka parë dy të rinj të gjatë që ishin të veshur me kapotë të zezë dhe ishin të maskuar. Sipas Lazes, grabitësit përveç armëve, me të cilat plagosën atë dhe të shoqen Afërditën, kishin me vete edhe ngjitës natriban dhe ishin përpjekur ta lidhnin. Ai shton më tej se grabitësit i kishin kërkuar t’u tregonte ku kishte fshehur lekët dhe kasafortën.Pashë dy të rinj të fgjatë që ishin të maskuar. Ata ishin të veshur me kapotë të gjatë të zezë. Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë. Kishin ngjitës natriban, donin të më lidhnin.  Më thanë ‘duam lekët, Ku e keni kasafortën?” . U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën. Ne ulëritëm dhe kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap,”- mësohet të jetë shprehur biznesmeni 61-vjeçar.

loading...