Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm për të inspektuar nëse qytetarët po zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria. Pasi ka shkuar në zyrë, Rama ka dhënë përshtypjet e tij lidhur me gjithë çfarë kishte parë.

Rama tha se situata në tregje ishte pozitive por sërish kishte pasur probleme me daljen e të moshuarve në rrugë, edhe pse ata janë mosha më e rrezikuar nga pandemia.

Sot në disa tregje të tiranës ku situata ishte mjaft pozitive. Problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë. Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim. Dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi… Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur,”-shkruan Rama në statusin e tij.

loading...

 

 

 

loading...