Aktivistja Adriana Kalaja dhe regjisori Edmond Budina iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, në të kundërt do të pushtojnë ambientet e ambasadës amerikane.

Na kanë nxjerrë zvarrë dhe kanë përzënë mediat. Një mijë policë erdhën për 5 minuta. E papranueshme. Ambasadores së Amerikës ,ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne do të pushtojmë Ambasadën e Amerikës. Është e papranueshme” tha ajo.

Ndërsa Budina nuk i kurseu akuzat edhe për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

“I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në cfarë gjendje është. Duhet të ngrihemi të gjithë. Zoti Soreca na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp! Jam nënshtetas italian dhe si qytetar europian nuk mund ta pranoj këtë. Dhe ambasadorja amerikane që bëri shoë me Edin dhe tani u shkatërrua. Unë i akuzoj të gjithë. Ky shtet është kriminal.”-tha Budina.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.