Pas ditëve të tëra i karantinuar herë në shtëpi dhe herë në zyrën e tij në Kryeministri, Edi Rama ka vendosur që të dalë sot. Duke qënë se prej më shumë se 2 javësh bën thirrje e lëshon urdhra që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, sot ka dalë të shohë vetë me sytë e tij: e dëgjojnë qytetarët apo…?

Rama ka vendosur që të inspektojë një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, atë të “Vasil Shantos” ku edhe ndodhet një treg fruta-perimesh. Mirëpo rrugës për atje, ka pikasur edhe disa rebelë. Një prej tyre ka qënë një e moshuar, të cilës i shpjegoi me tone të larta përse duhet që të qëndronte në shtëpi. E moshuara, me një qesë në dorë, nuk nguroi që ta kundërshtonte, duke e ‘detyruar’ Ramën që t’i jeptë udhrër të prerë.

“A merr vesh apo jo? S’ka kshu.*lëviz dorën. A ka mundësi të shkosh në shtëpi? Shko në shtëpi, mos e zgjat tani! Shko se merr në qafë edhe të tjerët,”- i tha Rama-të moshuarës.

loading...

 

Nuk e di për ju por duket shumë skenë e parë. Do thoni ju, ku? Jo më larg se në Bari, kryebashkiaku i qytetit, Antonio Decaro doli nëpër rrugë dhe u kërkonte qytetarëve që të hynin brenda.

Duhet të shkosh në shtëpi. Shkoni luani playstation në shtëpi, nuk mund të luani tenis rrugëve. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi.  Pas meje po vjen policia. Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo.  Do më sëmurni edhe mua nga zemra.”- u ka thënë ai qytetarëve.

Tani na tregoni drejt: Kush bërtet më bukur?

loading...