Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me pagesën e taksave dhe të faturave të energjisë elektrike. Në një video-live ku po zhvillon mbledhjen me ministrat, kryeministri tha se faturat do paguhen një më një sepse përndryshe do krijohet një kolaps në ekonomi dhe një gropë.

loading...

Taksat do paguhen, edhe dritat do të paguhen se përndryshe do biem në një gropë që s’do na gjejë as korona. Pagesa e dritave do bëhet një më një, kush nuk paguan nuk do ketë drita. Nuk është bërë deti kos, dhe kjo kirjon një vështirësi që mund të na çoj në një kolaps. se i bie që do financojmë OSHEE-në, po ato para ku i gjejmë? Kemi falur kamat vonesat, për të gjithë të gjithë janë në raport me aktualitetin, çfarë e shpenzon do e paguajë. Kush thotë që nuk më del sepse kam shpenzuar shumë, të shpenzojë më pak,”– deklaroi kryeministri.

loading...