Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë teksa interesimi për të parë në stadium këtë sfidë është jashtëzakonisht i madh.

Stadiumi “Air Albania” pritet të jetë në kapacitet të plotë për t’i dhënë dhe më shumë ngjyra ndeshjes më të rëndësishme të futbollit shqiptar Partizani-Tirana.

Klubi i kuq, si organizator i këtij Derbi, ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” çmimin e biletave për këtë sfidë e cila do të zhvillohet të premten e kësaj jave në orën 19:00.

Postimi i plotë i FK Partizani:

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 “AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

loading...

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.
#TëPremtenEGjithëFamiljaKuqeNëPërkrahjeTëSkuadrës

 

loading...