Loading...

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër në lidhje me masat që po merr qeveria për përballimin e situatës nga COVID-19.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se 65 milionë dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël, janë vetë një llaf goje, pasi nuk ka asnjë vendim për shpërndarjen e tyre, ndërsa kriteret janë skandaloze pasi përjashtojnë shumicën e të punësuarëve.

Sipas tij, ata që nuk marrin tb ardhura në këtë periudhë janë votuesit e opozitës, pasi ata të mazhorancën punojnë në adminstratë.

Postimi i Maliqit:

Per interesat e veta,djalli citon fjale te shenjta.Opozita dhe ne kete fatkeqesi shihet jo si popull por si armik i piktorit dhallezor.Mashtrimi,ligesia,perbuzja ndaj opozites dhe popullit nga piktori djallezor ska kufi.Me keq do te behet me ate qe shoh, ky eshte vetem nje vendim. 65 milionet jane nje llaf goje ende nuk ka asnje vendim per shperndarjen e tyre, ndersa kriteret jane skandaloze perjashtojne shumicen e te punesuarve!
Per mua kjo eshte strategji shume e qarte!
Rilindja ka te punesuar mijera vete si ne pushtetin lokal,si ne administraten e shtetit te cileve, ju ecen rroga, ata qe nuk marrin te ardhura ne kete periudhe jane pikerisht votuesit e opozites! Mbi 90% e tyre punojne ne privat dhe nga kjo qe ende nuk ka nje VKM qe i levron leket jane shume pak ata qe perfitojne! Eshte si nje llogari elektorale edhe buxheti per njerezit qe duhen rimbursuar.Koha te largojme dy te keqijat virusin dhe diktatorin e bunkierit te Surrelit.

Per interesat e veta,djalli citon fjale te shenjta.Opozita dhe ne kete fatkeqesi shihet jo si popull por si armik i…

Posted by Lefter Maliqi on E enjte, 26 Mars 2020

Loading...