Rike Roçi që pas pjesëmarrjes së saj në reality shown e njohur “Big Brother”, është bërë shumë e njohur për publikun. Ajo po ashtu komentohet shumë si në media ashtu dhe në rrjete sociale.

Së fundmi përmes një postimi të bërë në Instastory, Rike iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për çfarë të duan dhe më pas ajo iu ka kthyer përgjigje. Pyetjet kanë vijuar nga më të ndryshmet po ashtu si dhe përgjigjet e saj.

Një ndër ndjekësit i ka bërë një pyetje që për shumë njerëz mund të konsiderohet e sikletshme. ‘Çfarë numri i ke reçipetat?’, një pyetjeje të tillë Rike i ka dhënë një përgjigje epike. ‘Sa sytë që të pëllcasin’, ka shkruar ajo.