profesionistësh për të luftuar bullizmin.

 Nga  Marsi Simo

Në vendin tonë në dekadën e fundit është përmendur një fenomen i cili si fillim u kuptua që u importua nga vendet e tjera dhe me kalimin e kohës u bë pjesë e jetesës tonë. E gjitha kësaj ju vu emri bullizëm, një term i huaj, i cili ka një kuptim të unifikuar për të kuptuar një ngacmim, dhunim, diskrimimin që dikush i ushtron dikujt tjetër. Faktikisht të gjitha veprimet negative të lart përmendura kanë ekzistuar në shoqërinë tonë, ndoshta në forma më të zbutura, më pak agresive në krahasim me shoqëritë me kultura të përziera.

Megjithatë edhe vendi ynë po përjeton ndryshimet e veta, ku një pjesë e të rinjve po kërkojnë unifikimin kulturor, imitimin e zakoneve të huaja, apo përqafimin e disa modeleve të caktuara të reja. Bullizmi po shfaqet edhe më rëndom duke gjetur rrugë dhe përmasa të tjera dhe të reja.

Së pari duhet kuptuar që bullizmi mund të nisë që nga prindërit tek fëmijët kur ushtrojnë presion me zërin e tyre kur duan t`i formësojnë sipas një modeli që ata kanë në kokë. Bullizëm mund të ushtrohet edhe në këndin e lojërave kur disa fëmijë edhe pse fare të vegjël përçojnë agresivitet në vend të të qeshurave.

Bullizëm ka në bankat e shkollës, në zyrat e punës, në rrugë, e kudo. Bullizëm ushtrohet edhe në rrjetet sociale, ku persona me njohuri mbi internetit guxojnë të fyejnë, kërcënojnë tjetrin vetëm se mendojnë se munden.

Ndaj për këtë, një grup të rinjsh, profesionistësh të cilët janë të angazhuar në fusha të ndryshme sipas profesionit që kryejnë, janë bashkuar për të vendosur forcat kundër bullizmit. Trajnime, diskutime, praktika konkrete si dhe projekte shumë efikase  janë menduar të vijnë së shpejti nga grupi Egos. Grupi Egos është formuar nga Kejvi Mici i cili ka bashkuar të rinj nga vendi dhe të tjerë që jetojnë jashtë kufijve për kauza të rëndësishme për të ardhmen.

Projekti për bullizmin është në vijim të projekteve të tjera që janë realizuar vite më parë të cilat po ashtu kanë patur një impakt pozitiv për grupe të caktuara individësh, si fëmijët me autizëm, fëmijët e varfër, apo dhe konferenca mbi Teknologjinë Dixhitale Inovative.

Të gjithë janë të mirëpritur të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke u angazhuar, informuar për një kauzë e cila ka rëndësi për të gjithë, për sot dhe për të ardhmen.