Loading...

Kryeministri Edi Rama, sot zhvilloi një takim me banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit. Kreu i qeverisë, takoi edhe një prej banorëve, pjesë e komunitetit rom. Gjatë bisedës, së bashku shkëmbyen edhe disa batuta.

Banori: “Të gjithë këta janë të bardhë, vetëm unë jam ‘i zi’ të flas edhe unë”

Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu afër meje. Largohu ti i bardhi se kemi punë më të ziun tani

Banori: Vëre dorën në zemër edhe për romët.

Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri ta dish! Ju jeni njerëz me shpirt të madh, art qejf muzikë, jetoni si t’ju vijë edhe bëni shumë kalamaj, ku keni llafe ju” tha Rama./

 

Loading...